Bozdo: Basha me përjashtimin e Berishës nuk e shpëtoi PD, por po e çon në përçarje

Përjashtimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Drejt” në RTV Ora.

Ish-sekretari organizativ i PD, Eno Bozdo, është shprehur se presioni ndaj kryedemokratit Lulzim Bashës për vendimin që mori më 9 nëntor ka qenë brutal, ndërsa shton se ky i fundit nuk veproi drejt.

Eno Bozdo: Presioni ndaj Bashës ka qenë brutal. Po të isha unë në vendin e tij do të mblidhja institucionet e PD-së, kryesinë, grupin parlamentar, Kuvendin ose Këshillin Kombëtar, dhe do thosha që presionin është brutal dhe jemi përballë kësaj situatë. Zotëria nuk zgjodhi asnjërën nga këto.

Ai tha se me vendimin që mori personalisht Basha nuk e shpëtoi PD, por po e çon drejt përçarjes

Eno Bozdo: Me vendimin individual për përjashtimin e Berishës, Basha nuk e shpëtoi PD-në por po e çon drejt përçarjes.

EMISIONET