“Hajnat u futën në shtëpi në 11 të natës”, qytetari akuzon policinë: Identifikova autorin, asnjë veprim

“Hajnat u futën në shtëpi në 11 të
Foto ilustruese

Sakrificat e qytetarëve të Shqipërisë janë nga më të ndryshmet.

Një jetë me sakrifica është dhe ajo e një banori nga fshatit Rranzë i Shkodrës i cili ka qenë në emigrim për 24 vjet për të siguruar të ardhura për familjen e tij.

Ai ka 9 vite që është kthyer në tokën e tij por kur i është dashur siguri nga shteti duket se ajo i ka munguar.

Gjatë një takimi me Berishën shkodrani tregoi se kishte qenë viktimë e një vjedhjeje të ndodhur në shtëpinë e tij por dhe pse ai identifikoi grabitsin ose atë që ai e quan hajnë policia nuk ka bërë asnjë veprim.

“Jam një banor i fshatit Rranzë, 24 vjet në emigrim rrugëve, ka 9 vjet që jam kthyer. Po qamë hallet këtu nuk mbarojnë...Më kanë ardhur hajnat në 11 të natës dhe më kanë hyrë në shtëpi kanë ardhur policia e Barbullushit kanë bërë ekspertizat e veta, kanë marrë armët që kanë përdorur hajnat. Njëri prej hajnave më ka vendos çiften te shtrati. Kanë vjedhur dy celular të mirë dhe një të vogël. Gjithë telefonat kanë GPS po të donte i gjente brenda 5 sekondave. Çiftet mi kanë sjellë materialet e tjera jo. Kam denoncuar personin dhe makinën dhe sot nuk bëhet asnjë veprim nga hetuesia e Shkodrës. Kam denoncuar personin e kanë mbajtur një natë brenda dhe e kanë nxjerrë jashtë.”

“Hajnat u futën në shtëpi në 11 të

EMISIONET