Ekzekutimi i grave Tiranë, kush duhet të mbajë përgjegjësi për masakrat? Psikologia analizon sjelljen e vrasësit serial
Kryeqyteti shqiptar u terrorizua të mërkurën nga tre masakrat që shkaktoi Dan Hutra, i cili në përfundim të ditës shënoi një bilanc të frikshëm viktimash, me tre gra të vrara dhe tre të tjera të plagosura.
Lidhur me këtë ngjarje makabre, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora psikologia Arjana Muçaj nuk e fshehu tronditjen nga ngjarjet e djeshme.
Ajo theksoi se çelësi i gjithçkaje nis nga edukimi i të rinjve, pasi siç tha ajo, metropolet janë vende në të cilat kryqyzohen të gjitha kulturat dhe traditat lokale të banorëve të tij, gjë që sipas saj e bën më të vështirë edhe komunikimin.


