Granata në një objekt ndërtimi në zonën e Myslym Shyrit, dyshohet e qëllimshme, konflikt mes disa personave për pronën
Detaje te reja kanë dalë nga zbulimi një granate në një objekt në ndërtim në zonën e Myslym Shyrit.
Hetimi po orientohet në një pistë të qëllimshme.
Kjo për shkak në vendin ku është gjetur lënda plasëse nuk është hera e parë që i kanë vendosur një të tillë.
Edhe pak muaj më parë ka pasur një situatë të ngjashme por që lënda ka qenë piroteknike.
Ndërkohë grupi i forcave Renea kanë bërë vëzhgime në të gjithë zonën.
Dëshmitarë tregojë se kanë mësuar mbi një konflikt që kanë persona të caktuar mbi pronën apo për ndërtimin e një objekti.
Lënda plasese po verifikohet nga policia e ndërsa pritet ti nënshtrohet ekspertizës për të përfituar gjurmë gishtash.
Po ashtu dhe kamerat janë marrë nga policia e shtetit