Rama: Realizohet me sukses ndërhyrja e kompleksitetit të lartë në Spitalin Memorial të Fierit
Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një paciente 55-vjeçare.
Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se, falë bashkëpunimit mes shërbimit ambulator dhe kirurgjisë së përgjithshme, u krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale, ku u realizua Pannikulektomia dhe korrigjimi i laparocelës, në një ndërhyrje të vetme kirurgjikale.
Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje ekipit të mjekëve, kirurgëve dr. Alti Haxhiu dhe dr. Mario Shehu, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Migena Danaj, Gamze Celik dhe Edmira Narkozia.