Grabitja dhe dhunimi i 82-vjeçares, Braçe: Turp më të madh nuk ka, bravo policisë për arrestimin e autorëve

Grabitja dhe dhunimi i 82-vjeçares, Braçe: Turp më të

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka sjell në vëmendje të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, rastin e Kaleme Dardhës nga Divjaka.

E moshuara është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj në fshatin Shënepremte nga dy persona, të cilët janë arrestuar pak orë më vonë nga Policia.

Sipas Braçes, personat ishin fqinjë të 82-vjeçares dhe e dinin që jetonte vetëm. Braçe tha se “turp më të madh nuk ka”.

Grabitja dhe dhunimi i 82-vjeçares, Braçe: Turp më të

“Nëna në foto është Kaleme Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shënepremte, Divjakë. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kanë dhunuar barbarisht, katandisur kështu – siç e shihni!”, bën të ditur Braçe.

Ish zv.kryeministri ka dhe një falënderim për policinë për punën e kryer.

“Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vonë, policia në Divjakë ka kryer çdo veprim të paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit.

Dje në mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy; me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë, shumë faleminderit policisë së Divjakës!”, vijoi Braçe.

“Në anën tjetër; siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinjë domethënë; me turp nuk ka! Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë më parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë!”, përfundon Braçe.

EMISIONET