Goci: 1 vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar shteti nuk ka reflektuar për aktin kriminal


Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci në 1-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar u shpreh se ky është një dëm më shumë më i madh se sa shembja e një godine.

Sipas Gocit, vendi ka dalë komplet nga binarët dhe një vendim i Gjykatës kushtetuese do të kthente pas këtë gjë dhe do ta kthente në një çështje kolektive.

Goci: Në një vit që ka kaluar për shkak të ngjarjeve që ka ndodhur ne nuk kemi reflektuar dot se çfarë kemi humbur nga shembja e Teatrit. Ne jemi një vend që çdo ditë shembet ndonjë ndërtesë dhe një tjetër mbin nga hiçi. Ky është një dëm më shumë më i madh se sa shembja e një godine, por është një ngritur një sistem i tërë. As klasa politika nuk e kuptuar ashtu sikurse e kemi kuptuar ne këtë shembje. Teatri do të jetë një dëshmi dhe një plagë e hapur aty.

Ne kemi dalë komplet nga binarët dhe një vendim i Gjykatës kushtetuese do të kthente pas këtë gjë dhe do ta kthente në një çështje kolektive. Prandaj mendoj se ai vendimi i 3 qershorit do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse duhet të kuptojmë se pasuritë publike na përkasin të gjithëve. Kemi një bjerrje totale të institucioneve. Ka një çarje të madhe mes një burokracie dhe një populli atje në rrugë. Sot kishte një protestë tek Teatri dhe pikërisht në atë orë, edhe pse me njoftim, shteti nxjerr nja 40 policë dhe rrethon sheshin ashtu si në 17 maj.

Goci shtoi se shembja e Teatrit ishte një akt kriminal i shtetit dhe se financimi nga bankat e huaja nuk do të jetë diçka e kollajtë, pasi është dënuar si veprim nga ndërkombëtarët.

Goci: Ky është një akt kriminal i shtetit që është dënuar edhe nga organizata ndërkombëtar edhe Këshilli Evropian. Të mos mendoj njeri se ky projekt do të financohet nga një bankë e huaj kaq kollaj. Kjo është një kauzë që ka marrë përmasa ndërkombëtare. Këta me një hile kanë bërë që Veliaj t'i shkruajë një letër Ramës dhe Ahmetaj duke e futur në kudër të rindërtimit sikur e ka shembur tërmeti. Ne po marrim hapa që të pakën Teatrin nuk e shpëtuam dot, por të shpëtojmë gjëra të tjera.

EMISIONET