Gjykata e Tiranës rrëzon Putinin dhe pranon Manjën, lirohet rusi anti-regjim që u arrestua dy javë më parë në Rinas
Rusi Alexander Babonvikov ka qëndruar vetëm 15 ditë në burg pasi Gjykata e Tiranës e ka liruar nga qelia, duke mos pranuar ekstradimin ne Rusi.
Ai u arrestua sapo zbriti në Rinas më një avion privat, ku ndaj tij u mësua se në vendin e lindjen kërkoj për mashtrim. Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56-vjeçarit.
Në sallën e gjyqit ai ka deklaruar se në Shqipëri kishte ardhur për arsye turistike, e ndërsa shtoi në nuk ka qene dakord me qëndrimin e Presidentit të vendit të tij, Vladimir Putin, sa i takon luftës me Ukrainën.
56-vjeçari u arrestua më 22 prill të vitit të kaluar në Firenze dhe u lirua nga burgu pas një jave.
Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg.
Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.
Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin.
MË POSHTË LAJMI I ARRESTIMIT TË BOBOVNIKOV NË RINAS