"Gjokaj" i shkon në shtëpi në Lazarat, gjen kanabisin të varur në mur në proces tharjeje, në oborr lulëzonte

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar në fshatin Lazarat, në oborrin e një banesese kanabis të kultivuara dhe në proces tharjeje.
Operacioni u kodua “Gjokaj”. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Policia nuk jep detaje mbi sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

