Gjirokastër/ 79-vjeçari përplaset nga furgoni, shoferi e braktis në mes të rrugës

Gjirokastër/ 79-vjeçari përplaset nga furgoni,  shoferi e
foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar, pasi ka përplasur me furgon një 79-vjeçar, të  cilin më pas e ka braktisur në mes të rrugës të plagosur, pasi vetë u largua nga vendi i ngjarjes.

"Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip furgon, ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin P. P., 79 vjeç, banues në  Dropull Gjirokastër, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër", njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. D. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET