Gjirokastër/ 11-vjeçari bie nga 3 metra lartësi ndërsa po luante, niset me urgjencë drejt Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2022, 19:16

Një fëmijë në Gjirokastër në moshën 11-vjeçare është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metrash ndërsa po luante.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”, përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare "Koto Hoxhi".
Bëhet e dtur se i mituri i identifikuar si E.N, ka rënë me kokë duke shkaktuar frakturë serioze.
Menjëherë është transportuar drejt Spitalit te Traumës ne Tirane për ndër hyrje më të specializuar.

