Gjeta: SHBA e BE nuk janë optimiste për anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, studiuesi Altin Gjeta tha se SHBA-të dhe BE nuk janë më optimiste për një anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ai u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë origjinale e Ramës dhe Vuçiçit, duke thënë se ideja është pozitive, por aktorët janë të gabuar.
Gjeta: SHBA-të dhe BE nuk janë më optimiste për një anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj interesi i tyre është që këto vende të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në një treg rajonal që produkte te tyre të kenë qasje sa më të lehtë në këtë rajon.
Ata nuk e shohin një alternativë të shpejtë dhe realiste futjen e këtyre vendeve në BE. Nuk mendoj se Ballkani i Hapur është një nismë origjinale e Ramës dhe Vuçiçit, por një përkatësi e qendrave menduese të tjera. Ideja është pozitive, por aktorët janë të gabuar dhe mekanizmat po ashtu.


