Xhafaj: Shqipëria dhe Kosova kanë një mosdakordësi lidhur me Ballkanin e Hapur
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj u shpreh se nuk mund të flitet për konflikt të hapur mes dy vendeve Shqipëri-Kosovë.
Ai tha se kemi një mosdakordësi lidhur me Ballkan e Hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe se si duhet të jetë ky proces.
Xhafaj: Unë jam gjithmonë kundër hiperbolizimit të metaforave të diskutimit publik. Nuk mund të flasim për konflikt të hapur mes dy vendeve. Marrëdhëniet dypalëshe maten me gurët kilometrikë që janë marrëveshjet dhe shkëmbimi i njerëzve dhe ato ekonomike.
Ne kemi një mosdakordësi lidhur me Ballkan e Hapur dhe se si duhet të jetë ky proces. Nga njëra anë e kufirit ka një qasje se duhet të zgjidhet në fillim problemi politike, dhe nga ana e tjetër ka një qasje se ky proces duhet të zhvillohet në ndërkohë.

