Gjata: PD propozoi Vettingun e politikanëve, PS e refuzoi. Pse politika e ka korrupsionin më të vogël?

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim Gjata u shpreh se kur u kërkua nga PD Vettingu për politikanët në 2018 është refuzuar me arrogancë nga PS.

Ai tha se pse për gjyqtarët e prokurorët duhet bërë Vetting e jo për politikën, apo sepse bëjnë korrupsion më të vogël.

Gjata: Kur u kërkua në vitin 2018 nga PD e Basha Vettingu i politikanëve, u rrëzua me arrogancë nga mazhoranca. Pse te gjyqtarët dhe prokurorët duhet të ketë Vetting e jo te politikanët? Apo sepse në administratë e në politikë korrupsioni është më i vogël në raport me gjyqësorin?

Krimi dhe korrupsioni aty është. Në këtë moment duan të zgjasin organet se u duhen. Vettingu në politikë të bëhet në kushtetutë si për gjyqtarët e prokurorët. Ne kemi pasur edhe kontroll pasurie për gjyqtarët, por pse e bëmë Vettingun?

EMISIONET