Ndreca: Reforma në drejtësi pa ndërhyrje të ndërkombëtarëve, nuk do të krijonte besim te publiku
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti socialist Plarent Ndreca u shpreh se reforma në drejtësi nuk do të bëhej pa ndërhyrje të fortë të ndërkombëtarëve, pasi nuk do të ishte e besueshme.
Ai tha se organet e Vettingut që kërkohet shtyrje, kanë mbështetje të ndërkombëtarëve, por jo organet e reja, që kërkojnë ndryshime kushtetuese.
Ndreca: Kjo reformë pa ndërhyrje të fortë të ndërkombëtarëve, nuk do të krijohej një besim tek institucionet e drejtësisë. E them këtë për të thënë se organet e Vettingut që kërkohet shtyrje, kanë mbështetje të ndërkombëtarëve. Organet e reja nuk e kanë këtë monitorim ndërkombëtar.
Ata kanë kërkuar, që nëse ne i duam si moniturues, të shtyjmë mandatin, ose të adhurojmë me parashikohet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese parashikojnë që shumicën e dosjeve do t’i bëjnë këto institucione. Ajo që mbetet do ta bëjnë KLP e KLGJ.


