Gjashtë bashki pa kryetar, Meta: Nuk kam asnjë kërkesë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve
Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e arsyetuar mbi lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 2019.
I pyetur se a do t’i shpallë zgjedhjet në 6 Bashki të vendit që tashmë janë pa kryetar, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka marrë asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore.
Ilir Meta: Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore. Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore.
Ndër të tjera kreu i shtetit theksoi se: Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes.
Këtë deklaratë Presidenti e bëri në emisionin "Log" në Abc.news