Papa zgjodhi shqiptar, imzot Arjan Dodaj do të jetë arqipeshkvi i ri metropolitan i Tiranë-Durrës
Papa Françesku i beson një kleriku shqiptar detyren e Arqipeshkvit për kryedioqezën e Tiranës dhe Durrësit. Arjan Dodaj zevendeson Imzot Frendon
Papa Françesku emëroi një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Imzot Arjan Dodaj zëvendëson në këtë detyre imzot George Frendo, i cili nga katedralja e Shën Palit njoftoi përfundimin e detyrës së tij si kreu i Arqidioqezës.
Dodaj prej katër vitesh ka qenë edhe ndihmësi i tij. Për Kishën katolike shqiptare emërimi i një shqiptari në këtë detyrë është një nderim që Papa i bën këtij vendi.
Imzot Dodaj përcolli mesazhe tolerance dhe gjithashtu një apel e kishte edhe per autoritetet shtetërore nga të cilët kërkoi më shumë angazhim në mënyrë që të jenë shpresë për popullin.
Pas kësaj ceremonie, pritet që në Vatikan Papa Françesku ti japë Arjan Dodajt shenjën dalluese të Arqipeshkvit.
Imzot Dodaj mori përgëzime nga presidenti Meta, kryeministri Rama dhe aktorë të tjerë të politikës dhe drejtues të klerit.
Kush është Arjan Dodaj
Meshtari i mirënjohur, don Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.
Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.
U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.
Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvëndës-famullitar në Famullinë “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.
Më 2027, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmës të Shenjtërisë së Tij për Dioqezin e Romës, u transferua si meshtar fidei donum në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Mëkëmës i përgjithshëm, Famullitar i famullisë të “Zemrës së Papërlyer të Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan.



