Gent Gazheli largohet nga Doganat dhe merr post në qeveri, ja kush e zëvendëson

Gent Gazheli largohet nga Doganat dhe merr post në qeveri, ja kush e

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Agjencia për Medie dhe Informim bëri të ditur se Gent Gazheli lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

Ndërsa Besmir Beja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Gent Gazheli largohet nga Doganat dhe merr post në qeveri, ja kush e

EMISIONET