“Gënjeu dynjanë sikur medemek u hapën negociatat”, Vasili për Ramën: Miu i vogël inferior i skërmitet Europës

“Gënjeu dynjanë sikur medemek u hapën negociatat”,

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar, pas refuzimit të radhës nga BE të çeljes së negociatave me Shqipërinë. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka ripostuar një status të Edi Ramës, më 26 qershor 2018, kur sipas tij u hapën bisedimet e anëtarësimit, ndërsa sot, 4 vite më pas, sulmoi BE-në se janë në hall.

Sipas Vasilit, Rama pas 4 vitesh kur negociatat nuk u hapën thotë se Europa çenka në hall.

Postimi i Vasili

Miu i vogel inferior i skërmitet Europes! Ja cfare shkruante ne 26 qershor 2018 ky Edi Rama, qe genjeu dynjane sikur medemek negociatat u hapen. Ndersa sot pas 4 vjetesh kur negociatat nuk hapen po na thote, qe Europa qenka ne hall dhe se ky punet i paska fjolle me Vuçicin ne krah. Hajde miu vogel inferior i kapur per bishti hajde.

Postimi i Ramës në 2018:

Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skpeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon.

EMISIONET