Gazetari zë “ngushtë” zv. Ministrin e Brendshëm, e pyet për moszbardhjen e vrasjeve në Shkodër dhe Tiranë

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Edison Vatnikaj pyeti zv. Ministrin e Brendshëm Hulian Hodaj pse duhet teknologjia në policinë e shteti, duke i përmendur disa ngjarje të pazbuluara.

Vatnikaj: Ju thoni Policia e shtetit 2023 duhet të jetë në polici me sistemet e nevojshëm digjitale dhe teknologjike. Inteligjencë për të zbuluar kush është personi i tretë në Shkodër, për të zbuluar se kush e vrau një biznesmen në qendër të Tiranës një natë më parë, për të zbuluar masakrën e Memaliajt. Çfarë nënkuptoni me këtë?

Kësaj pyetjeje zv. Ministri i Brendshëm Hodaj iu përgjigj duke thënë se një nga investimet kryesore thotë ministri për policinë 2023 është teknologjia dhe bëhet fjalë për gjëra të komplikuara.

Hodaj: Një nga investimet kryesore thotë ministri për policinë 2023 është teknologjia dhe bëhet fjalë për gjëra të komplikuara. Duke marrë shembull nga policitë më të pajisura se ne, ideja është që të policia ka nevojë për analizë në kohë reale. Investimi në platforma analitike për krimin kushtojnë shumë, pasi menaxhojnë shumë të dhëna.

EMISIONET