Rusta: Ndryshimet në policinë e shtetit nuk janë ndryshim brezash, por vetëm kostumesh
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Arsen Rusta tha se ministri aktual Ervin Hoxha i bëri ndryshimet në policinë e shtetit, sepse e detyronte ligji.
Rusta: Le të dalim pak tek këto prezantimet. I ra fatin Ervin Hoxhës, por nuk e solli ai sepse ligji ishte miratuar më parë. Duhet ta zbatonte si ligj. Çdo ministër që vjen ka bërë një ndryshim tek drejtuesit kryesorë të policisë.
Nëse Ervin hoxha do të bënte ndryshime të tjera nuk i bënte. U bë konkursi për drejtorin e përgjithshëm dhe drejtuesit aktualë, por ky nuk është një ndryshim brezash, por kostumesh.