Gazetari kokë më kokë me Zv. Ministren: Përse nuk kërcej dot pas orës 22:00?

Ornela Çuçi, Zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e ftuar në emision "Ora Verore" teksa flet për sezonin turistik i përgjigjet pyetjes ngacmuese të moderatorit për ndalimin e muzikës në lokale, pas orës 22:00.

Çuçi thotë se kjo masë është marrë për të respektuar të gjithë pushuesit, në mënyrë që të gjithë të qetësohen, pasi pushimet janë relaks.

Ronalod Sharka: Ornela që në fillim të intervistës në sfond kemi muzikë edhe teleshikuesit e dëgjojnë. Pse e mbyllni muzikën në orën 22:00? A del ky virusi në orën 22:00 dhe mos më jep një përgjigje diplomatike.

Ornela Çuçi: Turizmi është ndryshe tashmë, është turizmi i kuriozitetit, por mbi të gjitha është pushim dhe relaks.
Ronaldo Sharka: Por unë dua të kërcej!

Ornela Çuçi: Ke të drejtë dhe brenda asaj pjesës që ti do të kërcesh ka dhe disa njerëz te ato dhomat, që kërkojnë patjetër pushim dhe relaks dhe një orar të respektuar nga të gjithë, në mënyrë që të gjithë të qetësohen.

Ronaldo Sharka: E keni me statistika?

Ornela Çuçi: Nga ana tjetër ka të paktën një vit e pak, që çdo vendim nuk merret as nga Ministria e Turizmit, as nga Ministria e Shëndetësisë, por merren nga Komiteti i Ekspertëve. Ne i përulemi Komitetit të Ekspertëve në çdo vendim, që ata marrin.

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=DIGAsFGeUCo

EMISIONET