LISTA E PLOTË/ Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbardhen EMRAT e 14 kandidatëve që synojnë postin pas shkarkimit të Ilir Prodës

LISTA E PLOTË/ Gara për kreun e Policisë së Shtetit,

OraNews ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të cilët po garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama.

Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Komisionit të Posaçëm i janë dorëzuar dosjet nga këta kandidatë.

Verifikimet nëse këto dosje janë brenda kuadrit ligjor do të zgjasin 10 ditë dhe më pas lista e fituesve do të kalojë fazën e intervistimit dhe do t’i dorëzohet ministrit Besfort Lamallari.

Më poshtë është lista e plotë kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për këtë post:

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj

EMISIONET