Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 10:01
Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim. Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra.
Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin
Deri të nesër, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë. Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

