Gafa e Boris Johnson, falenderon Vladimir Putin si një udhëheqës frymëzues

Gafa e Boris Johnson, falenderon Vladimir Putin si një udhëheqës

Boris Johnson bëri një gabim verbal teksa falënderoi Vladimir Putin në vend të Volodymyr Zelensky për "udhëheqjen e tij frymëzuese".

Në fjalën e tij të parë si deputet gjatë një debati, ish-kryeministri britanik konservator tha se është e rëndësishme të dyfishohet mbrojtja ndaj ukrainasve nëse Putin dyfishon agresionin e tij.

Ndërsa ai renditi arsyet pse kundërsulmi e Ukrainës po rezulton të jetë e suksesshme, Johnson falenderoi pa dashje Putinin për "udhëheqjen e tij frymëzuese", përpara se të korrigjohej shpejt dhe të falënderonte Zelenskyn.

“Falë heroizmit të forcave të armatosura të Ukrainës, pjesërisht falë armëve që ne jemi krenarë që ofrojmë, përgëzoj mikun tim të nderuar (James Heappey) për përshkrimin e tij të punës së forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, armët që po dërgojmë, lista e madhe. Faleminderit gjithashtu, natyrisht, për udhëheqjen frymëzuese të Vladimir Putin…”

Johnson e kuptoi menjëherë gabimin e tij dhe shtoi: “Udhëheqja frymëzuese e Volodymyr Zelensky, më falni, forcat ruse janë dëbuar ditët e fundit nga pjesë të mëdha të veri-lindjes së vendit rreth Kharkivit. Ata janë nën presion në rritje në Kherson në jug dhe nuk kam asnjë dyshim që ukrainasit do të fitojnë."

EMISIONET