Lot dhe përqafime, familjet ruse përcjellin të dashurit e tyre në frontin e luftës

Lot dhe përqafime, familjet ruse përcjellin të dashurit e tyre

Momente dramatike po përjetojnë familjet në Rusi, pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për rekrutimin e pjesshëm.

Shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës, presidenti i Rusisë shpalli mobilizimin ushtarak në vend.

Në përpjekje për të shpjeguar arsyetimin pas njoftimit të tij, ai tha se "ushtria po lufton operacionet perëndimore në një front prej më shumë se 1000 km në Ukrainë".

Siç tha ai, vendimi është marrë “për të mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial si dhe sigurinë e qytetarëve”.

 Presidenti rus kërcënoi edhe një herë se do të përdorë armë bërthamore, duke thënë "Unë nuk po bëj blof!"

Pas këtij njoftimi, në Rusi kanë pasuar orë dramatike, ku njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj këtij zhvillimi.

Gratë thonë se do tu thyejnë këmbët burrave të tyre për t'i penguar ata të shkojnë në Ukrainë.

Ndërsa deklaratave të Putin se “kjo po bëhet për të siguruar të ardhmen e vendit”, rusët i përgjigjen: “Çfarë të ardhme... këtu nuk kemi as të tashme”.

EMISIONET