Frikë nga nënë Liza, Veliaj u fshihet banorëve, refuzon edhe Kuvendin

Kjo është nënë Liza në komision parlamentar të ligjeve u paraqit së bashku me banorët e lagjes 5 maji me shpresën se do të përballej me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili i shembi bashkinë

Elson Marku është personi për të cilin kryebashkiaku i Tiranës akuzoi mediat se i drejtuan mikrofonin një individi që është në dosjet e operacionit forca e ligjit. Edhe ai ishte në komision me shpresën se do të ballafaqohej me Veliajn.

Prezenca e tyre duket se ka shqetësuar vetë Veliajn i cili me argument se ka angazhime të tjera ka kërkuar të përgjigjet me shkrim

“A ka detyrim kryetari i Bashkisë të jetë i pranishëm, apo ta japë përgjigjen me shkrim. Këtë e zgjidh ligji.”

Përballë deputetëve Marku lexoi letrën e nënë Lizës ku zbardhet dhe një bisedë me zyrtarin e lartë të bashkisë.

“Ju kam thënë që kam bërë ankesë të paktën më lini të marrë rrobat e trupit që kam brenda, ilaçet, rrobat e vdekjes që i kam bërë ka vite. Vetë Mariglen Qato më ka thënë se nuk do marrësh asgjë. As shpi dhe as çfarë ke aty. Ti ke për të marrë leshtë.”

Vetë nënë liza u shpreh se prej ditësh jeton në qiell të hapur dhe në të ftohtë. Parlamentarëve u sqaroi se nuk ka një kontratë me bashkinë.

“Kryetarit të bashkisë po i kërkoj kontratën me vulë dhe me firmë.”

Nga ana tjetër banorët e 5 majit deklaruan se bashkia nuk u ka lëshuar vendim shembje që do ti hapte rrugën procesit gjyqësor

“Asnjë përgjigje nuk na ka ardhur, akt-marrëveshja për kalim të të drejtave me dhurim në favor të Bashkisë së Tiranës me interes publik me shkëmbim në të ardhmen, pa asnjë afat të caktuar, pa nj vend të caktuar se ku do e marrim pronën.”

Një javë më parë në mbështetjen e policisë së Tiranës  dhe IMT një pjesë e banesave të kësaj lagje u shembën, ndërsa familjarët u shoqëruan në komisariate. Madje edhe rezistenca me pranga nuk u dha zgjidhje. 

Tashmë zgjidhjen e kërkojnë nga kuvendi edhe pse shtëpitë janë dëmtuar tërësisht dhe disa janë shkatërruar.

EMISIONET