“A ke ardhur për politikë?”, nënë Liza “përplaset” me Bushkën: Jam malësore, s’trembem prej teje

Nënë Liza së bashku me një grup banorësh të “5 Majit” kanë qenë të pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku dhe kanë folur për shqetësimet e tyre.

Nënë Liza teksa po paraqiste kërkesat e saj, ka hedhur edhe akuza ndaj Veliajt duke thënë se ky i fundit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre. 

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila e ka pyetur nëse ka ardhur për politikë apo për hall. Kjo gjë ka revoltuar Liza Markun.

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd. Të ngelemi te shqetësimi që keni

Nënë Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos tu vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe formë.

EMISIONET