Freski dhe ujë i ftohtë në Byshek, 4 km larg qytetit të Elbasanit një ndër destinacionet më të frekuentuara

Bysheku është një nga pikat turistike më të afërta dhe më të bukura të Elbasanit për të kaluar ditët larg kaosit dhe zhurmës së qytetit. Përveç mrekullive natyrore dhe pamjes piktoreske që ofron kjo zonë, qytetarët thonë se shkojnë dhe për të shijuar ushqimet tradicionale.

Ndodhet vetëm 4 kilometra larg të Elbasanit.

Është një nga zonat më të afërta turistike të qytetit, qe pret me dhjetëra vizitorë në ditë.

Mes gjelbërimit, Busheku ndër vite mbetet destinacion i preferuar i vizitorëve.

Lënë pas zhurmën dhe kaosin e qytetit dhe shkojnë aty për ujin e ftohtë e hijen e rrapave të moçëm.

Mes natyrës shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

"E vizitojnë pothuajse çdo ditë se ka natyrë të pastër. E shijojnë edhe fëmijët."

"Ne vijmë vazhdimisht këtu, na pëlqen vendi dhe ambienti, sepse është qetësi dhe natyrë e freskët."  

Tashmë që rruga që të çon në Bushek është riparuar, pushuesit e kanë më të lehtë vizitën në këtë vend paqësor.

EMISIONET