Ardi Veliu inspektime në Vlorë: Zero tolerancë për respektimin e orarit të muzikës dhe orës policore

Ardi Veliu inspektime në Vlorë: Zero tolerancë për

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka inspektuar mbrëmjen e djeshme shërbimet e Policisë së DVP Vlorë.

Veliu ka qenë i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin e sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Veliu ka porositur forcat policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve.

"Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen", - theksoi Veliu.

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

EMISIONET