FOTO+VIDEO/ Përplasi dje 3 makina të policisë gjatë arratisjes, arrestohet 42-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

FOTO+VIDEO/ Përplasi dje 3 makina të policisë gjatë

Enis Vrapi, 42 vjeçari që qëlloi një mjeke në QSUT me pistoletë me gogla dhe përplasi 3 automjete të policisë gjatë arratisjes, ngjarje e ndodhur paraditen e së premtes (23 Maj) është arrestuar nga policia.

Sipas bluve, Enis Vrapi ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke përplasur makinat e tyre me mjetin që drejtonte.

Për pasojë e veprimeve të 42-vjeçarit, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri, si edhe armë gjahu, armë të ftohta e pjesë përbërëse arme.

FOTO+VIDEO/ Përplasi dje 3 makina të policisë gjatë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan shtetasin E. V., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF.

Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme”, njoftoi policia.

EMISIONET