Në gjyq për votën! I riu fotografoi fletën në 11 maj, procesi në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës po heton një rast të fotografimit të votës ngjarje e ndodhur me 11 maj. Sipas të dhënave një zgjedhës ka votuar në Këlcyrë dhe më pas votën e tij e ka shpërndarë të vajza e tezes. Pavarësisht kësaj situate i riu po vijon të procedohet në gjendje të lirë

Një 30-vjecar i cili ditën e zgjedhjeve ka fotografuar votën, po përballët me përgjegjësi penale nga gjykata e Gjirokastrës.

I riu i identifikuar si  M. P i cili është lënë në masën e detyrimit të paraqitjes rreth 1 javë më parë,  i është ngarkuar vepra panele e shkeljes se fshehtësisë së votimit.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se ai në orën 14:35 minuta është pikasur nga vëzhguesi i shkollës "Sejfulla Malishova" teksa kishte nxjerrë telefonin ku kishte bërë foto fletës së votimit.

Situata është tensionuar siç thuhet në dosje pasi zgjedhësi ka kundërshtuar anëtarët e tjerë dhe vëzhguesit të cilët votën e tij e konsideruan të pavlefshme.

Pas konfrontimit i riu është larguar nga qendra ku vetëm pas disa orësh është gjetur nga policia. Gjatë këqyrjes së telefonit të tij hetuesit kanë zbuluar se fotoja e fletës së votimit ishte dërguar në whatsapp tek një shtetas me emrin Kevi.

Në vijim prokuroria ka zbuluar se personi në fjalë  është me banim në Gjirokastër.

 E pyetur si person që ka dijeni ajo ka deklaruar se e ka djalin e tezes dhe është kthyer nga Greqia më datë 9 Maj 2025.

Kur ka qenë në banesën e saj ata kanë diskutuar rreth rregullave të votimit në Shqipëri, ku kushërira i ka thënë se në Shqipëri nuk lejohet fotografimi i fletës së votimit, ndërsa ai i ka thënë se në Greqi kur i shkon fleta e votimit në shtëpi, mund ta fotografosh, kopjosh etj dhe nuk është e dënuar penalisht.

Ajo deklaron se nuk e ka nxitur, apo motivuar për asnjë arsye që ta fotografonte fletën e votimit. Nga policia janë raportuar 17  raste të fotografimit të votës ditën e zgjedhjeve.

EMISIONET