Foto/ Pranë tij pistoleta dhe telefoni, momenti kur Aldo Rama u gjet i vetëplagosur pas vrasjes së oficerit të policisë

Foto/ Pranë tij pistoleta dhe telefoni, momenti kur Aldo Rama u gjet i

Aldo Rama, 21 vjeçari i cili vrau me plumb në zemër oficerin Saimir hoxha paraditen e sotme( 28 shtator) në Lezhë, qëlloi dhe veten para se policia të arrinte ta arrestonte.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ora News ka siguruar foton e pistoletës dhe telefonit që 21-vjeçari kishte me vete në momentin kur është gjetur i vetë-plagosur nga forcat e policisë.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetë-plagosur me armën e tij.

Saimir Hoxha, 44 vjeç ishte nisur së bashku me 4 efektivë të tjerë në një operacion antikanabis mëngjesin e sotëm, por fatkeqësisht ndërroi jetë në vend nga plagët e marra./OraNews/  

EMISIONET