FOTO+VIDEO/ U gjet e djegur në Gërdec, dalin pamjet e makinës 1 orë para atentatit në Durrës, autorët bllokuan rrugicën duke “patrulluar” kundërvajtje
“Ora News” siguron pamjet e automjetit që u përdor nga atentatorët që ekzekutuan 29 -vjeçarin Ermir Dedja pak pas mesnatës në Durrës.
Kamerat e kanë fiksuar në rrugicë ku u realizua ekzekutimi rreth orës 23:00, pak më shumë se një orë para vrasjes së Dedjas.
Nga pamjet duket qartë që mjeti po lëviz në sens të kundërt duke bërë kështu të mundur dhe bllokimin e rrugicës.
Po ashtu vihet re që xhamat e automjetetit janë të ulur ccka do të thotë se autorët ishin në gadishmëri për të nxjerrë armët nga momenti në moment.
Paraditen e sotme kjo makinë është gjetur në Gërdec e djegur dhe brenda saj është gjetur edhe arma e dyshuar e krimit.
Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.
I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.
Mbrëmjen e 20 majit, 29 vjeçari i cili banonte vetëm në lagjen 11 të Durrësit kishte lënë makinën disa metra larg vendit ku u ekzekutua dhe në këmbë po shkonte të takonte disa miq.
Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.




