FNSH kontrolle në mes të njerëzve në Vlorë, shikoni se si përplasen me qytetarët brenda lokalit

Efektivë të shumtë të ndërhyrjes së shpejtë kanë zbarkuar në një bar në rrugën Transballkanike në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ata kanë pasur njoftimi se tek ky lokal ka qenë një person në kërkim dhe persona që mbanin armë.

Ashtu sikurse mund të shihet edhe në këto pamje të siguruara nga Ora News, efektivët janë futur në lokale dhe kanë zhvilluar kontrolle kur përreth ka pasur shumë njerëz të pranishëm.

Madje policia është përplasur me disa persona të cilët kanë shfaqur rezistencë gjatë aksionit.

Ky operacion policor është i ngjashëm me atë zhvilluar para pak kohësh gjatë zhvillimit e kampionatit Evropian, duke kryer kontrolle ne lokale.

Pritet që aksioni të vijojë në gjithë qytetin në vendet që janë të dyshimta dhe që mund të gjenden të tillë persona.

EMISIONET