Fluks turistësh nga Europa dhe Amerika, Shqipëria ndër destinacionet më të kërkuara

Shqipëria po regjistron rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj, teksa linjat ajrore direkte po sjellin gjithnjë e më shumë turistë individualë nga Europa, Lindja e Mesme, SHBA dhe Kanadaja. ndërsa destinacionet më të kërkuara mbeten zonat e mbrojtura nga UNESCO, por edhe Tirana, Berati, Kruja dhe Durrësi.

Turizmi vijon të jetë një nga sektorët me ritmet më të shpejta të rritjes në vend.

Ekpertja e turizmit Fjorida zani thotë vendi ynë po tërheq një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh që mbërrijnë përmes linjave ajrore direkte.

Zani thotë se ka edhe një pjesë të udhëtarëve e përdorin aeroportin e Tiranës edhe si pikë tranziti, duke kombinuar Shqipërinë me destinacione të tjera në rajon.

Në listën e tregjeve kryesore që po japin shtysë rritjes së turizmit renditen vendet e Europës, Lindja e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.Interesi më i madh vijon të jetë për zonat që mbajnë statusin e mbrojtjes nga UNESCO, të cilat shihen si pika referimi për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.Operatorët turistikë presin që fluksi të vijojë të rritet dhe me festat e fundvitit

EMISIONET