Aksident në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte automjetin pa leje, lëndohen 4 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një 18-vjeçar, i cili drejtonte automjetin pa leje është përplasur me nje automjet tjetër, të cilin e drejtonte një 26-vjeçar. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Mbi 18-vjeçarin rëndojë veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përplasja mes dy automjeteve shkaktoi dëmtime te katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e mjeteve. Aksidenti përfshiu automjetin e drejtuar nga J. V., 18 vjeç, dhe automjetin e shtetasit F. S., 26 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë J. V., pasi ky i fundit drejtonte automjetin pa leje, duke iu referuar veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë, për F. S. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

