Ikin turistët nga deti e toka, rekord i shifrave të pasagjerëve drejt Italisë
Fundi i gushtit po shënon edhe ikjen e turistëvë.
Mijëra prej tyre që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vit, kanë nisur duke u larguar tanimë nga vendi ynë.
Në portin e Vlorës duke nisur nga e premtja 7954 pasagjerë kanë udhëtuar drejt Italisë, si dhe 1503 mjete të vogla, dhe 53 mjete të mëdhja, duke shënuar kështu një rekord për portin detar në këtë periudhë të vitit.
Raportimet në shifra nga porti i Vlorës flasin për dyfish të të larguarve nga Shqipëria drejt Italisë, si emigrant dhe turistët krahasuar me një vit më parë, teksa me 2019 vitin e cilësuar si më i miri i turizmit qëndrojnë sërish 30% më tepër.
-
NASA lëshon sot mega-raketën që do ta kthejë SHBA-në në Hënë
29 Gusht, 08:44
Duke filluar nga e hëna e javës së shkuar nga porti i Vlorës kanë dal në total rreth 20 mijë pasagjerë dhe mbi 3000 vetura të vogla, në një javë të ngjeshur e cila çdo ditë ka pasur fluks pasagjerësh në dalje.
Ndërkohë nga porti i Durrësit gjatë javës së kaluar, kanë dalë nga atje 25.554 shtetas shqiptar dhe 26.391 shtetas të huaj, me 13 808 mjete në total.
Ndërkohë që në pikën kufitare të Kapshticës, vetëm gjatë fundjavës kanë hyrë 9924 persona dhe kanë dalë 12.285 të tjerë.



