Fier/ I shkuan afër parcelës me kanabis, roja i drejton policisë kallashnikovin, e plagosin

Një person ka kërcënuar me kallashnikov policinë pasi këta të fundit kishin shkuar pranë parcelës  me kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier.

Ai është identifikuar si shtetasi Greseld Shpataraku, 29 vjeç, banues në Patos.

“Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre” informon policia.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.  

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

 

EMISIONET