Festivali i skulpturës në rërë: Mozaiku në grykëderdhjen e Bunës, vepra me e bukur në Velipojë

Për tre ditë në plazhin e Velipojës u mbajt Festivali i Skulpturës në rërë, i pari i këtij lloj arti në vendin tonë, që ka për synim promovimin e turizmit.

Mozaiku në grykëderdhjen e Bunës, u shpall vepra më e bukur e festivalit tre ditor të Skulpturës së Rërës, së mbajtur për herë të parë në plazhin e Velipojës me pjesëmarrjen e artistëve nga disa vende të Evropës.

“Ky festival është edhe një mesazh për hapësirat publike dhe ridimensionimin e tyre.”

Artistja nga Bullgaria Ani Zlateva, realizoi një skulpturë të Shenjtores Nënë Tereza, të rrethuar nga fëmijët.

“Jam për herë të parë këtu dhe jam e lumtur për këtë gjë. Kur më ftuan vendosa për Nën Terezën.”

Artisti nga Shqipëria, Ardian Pepa përfaqësoi traditën shqiptare në këtë formë arti të re dhe pak të njohur për vendin tonë.

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë. Kemi mësuar nga të huajt. Unë kam bërë një kokë femre me një veshje tradicionale.”

Festivali i skulpturës në rërë: Mozaiku në

Në mbyllje festivali u vizitua nga Kryetari I Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili premtoi mbështetje që Velipoja të hyjë në hartën e turizmit ndërkombëtar.

“Kemi pasur kënaqësinë që ta mbështesim këtë aktivitet që ta kthejmë në një aktivitet të përvitshëm.”

Velipoja e vulosi emrin e saj krah plazheve të njohura në botë që kanë pritur një festival të tillë që synon kthimin në traditë, e duke i rritur përmasat nga viti në vit.

EMISIONET