Festa e Birrës në Korçë/ Bregoviç del nga hoteli ku ishte akomoduar, niset drejt festivalit nën masa të rrepta sigurie

Këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e Birrës në Korçë, ka dalë nga hoteli ku ishte akomoduar.

Në një video të siguruar nga Ora News, shihet se këngëtari është nisur drejt terminalit ku dhe do të zhvillohet festivali në të cilën do këndojë.

Ai shihet i shoqëruar nga disa persona.

Kujtojmë se prej ditësh, pjesëmarrja e tij në festivalin e Korçës, ka qenë një nga temat më të diskutuara në vendin tonë, por jo vetëm, pasi debat është ngritur dhe në Kosovë.

EMISIONET