AGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, Komuniteti Politik Evropian mblidhet në Tiranë! Kryeqyteti shqiptar në "shtetrrethim"

Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.

Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez.

Ambientet e samitit janë ngritur pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa pjesa ballore e tyre është dekoruar me vizatime të nxënësve shqiptarë mbi perceptimin e tyre për Evropën.

Pritja zyrtare e liderëve do të zhvillohet përpara Muzeut Historik Kombëtar, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së Operës dhe më tej në strukturat e posaçme të ndërtuara për këtë ngjarje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Tryezat tematike të nivelit të lartë do të trajtojnë sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë demokratike në Evropë, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, lëvizshmërinë, si dhe fuqizimin e të rinjve në nivel kontinental. Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në proceset politike evropiane.

Të pranishëm do të jenë liderë si Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe shumë të tjerë.

Komuniteti Politik Evropian u krijua si platformë e përbashkët politike për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në kontinent.

Takimi në Tiranë është dëshmi e rolit strategjik të Ballkanit në arkitekturën e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian.

Njoftimi i Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen

AGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, Komuniteti

Kanë mbërritur dje në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të  mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa nga liderët e rajoni dhe me gjerë.

Sipas një fotoje të publikuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në kryeqytetin shqiptarë kanë ardhur ditën e sotme, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa, vetë Ursula von der Leyen,  Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polakDonald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Siç shihet edhe në fotot, ata janë takuar në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.

Mbërrijnë në Tiranë, Zelenskyy, Metsola, Sandu dhe Schoof

AGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, Komuniteti

Kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillojë punimet nesër në Tiranë.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur në orët e mbrëmjes presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili u prit nga ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja si dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Po ashtu kanë mbërritur në Tiranë edhe presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola, presidentja e Moldavisë Maia Sandu, si dhe kryeministri i Holandës Dick Schoof, të cilët janë pritur në aeroport nga ministri Gonxhja.

AGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, KomunitetiAGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, KomunitetiAGJENDA/ Nga Osmani te Vuçiç, Tusk dhe Zelenski, Komuniteti

Samiti i Tiranës zhvillohet në një kohë kur Evropa ndodhet në një pikë kritike. Një luftë vazhdon në krahun e saj lindor. Tensionet po rriten globalisht. Kërcënimet hibride, shtrëngimi ekonomik dhe ndërprerjet teknologjike po testojnë qëndrueshmërinë demokratike dhe kërkojnë përgjigje më të koordinuara evropiane.

Në këtë kontekst, Komuniteti Politik Evropian shfaqet si një forum jetik për unitet – një forum që kalon kufijtë institucionalë dhe bashkon të gjithë kombet evropiane për të shkëmbyer ide, për t’u përballuar me sfidat e përbashkëta dhe për të hartuar një kurs të përbashkët përpara.

Në fokus të këtij samiti do të jetë siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, që përfshin mbështetjen për Ukrainën në përpjekjet e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Tema të tjera të rëndësishme që do të trajtohen në tryeza të nivelit të lartë janë edhe: fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Evropën në një botë të re.

AGJENDA E SAMITIT, E PREMTE, 16 MAJ:

10:00: Mbërritja e delegacioneve

11:15: Ceremonia e hapjes

11:40: Fotografia e përbashkët familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:15: Drekë zyrtare

14:30: Tryeza e dytë tematike

15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve

17:30: Seanca plenare e mbylljes

18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

Njoftimi i policisë:

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Rrugët e bllokuara:

c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve do të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

EMISIONET