Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 06:32

Barcelona është zyrtarisht kampione e La Liga. Ekipi i Flick siguroi titullin pas suksesit 0-2 ndaj Espanyol.
Kumbulla me shokë rezistuan në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që të bënin diçka të tillë edhe në pjesën e dytë.
Në fillimin e 45 minutave të dyta, një perlë e Yamal nga distanca ndezi festën e tifozëve të Barçës në shkallët e stadiumit.

