Mandati i Xhaçkës, Spahiu: Ne s’votuam kundër Kushtetueses, por .... Ja kur do të rikthehemi në komisionin hetimor

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” nga oborri i Kuvendit sqaroi votimin e kolegeve të saj të mazhorancës lidhur me mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës, çështje e cila nuk u çua në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe sot gjatë seancës plenare, por edhe dje Partia Demokratike vijon me insistim për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Në fakt ka psur një keqkuptim për të cilin vërtetë më vjen keq, pasi kam qenë vetë prezente në seancën e kaluar edhe kur është lexuar raporti nga znj. Bushka, besoj se ka një keqkuptim që po artikulohet gabim edhe mediatikisht.

Por ai votim që kemi bërë herën e kaluar ka qenë për mocionin e kërkuar nga një e pesta e deputetëve të opozitës. Ne nuk e kemi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në dijeni dhe në historikun e vendimeve të Kushtetueses, dihet që kjo çështje është diskutuar, ku të dyja palët kanë shprehur argumentet e veta.

Dhe ai vendim ka qenë një vendim individual dhe përgjejgjësia është e tillë dhe doi që është marrë vendimi për shuarjen e çështjes”, theksoi Spahiu.

Ndërsa lidhur me bojkotin e socialistëve të komisionit hetimor për koncesionet në sistemin e Shëndetësisë, anëtarja e këtij komisioni theksoi se kur dëgjon që opozita pretendon që mazhoranca po bojkoton hetimet, kjo nuk është e drejtë dhe e hijshme.

“Kjo sepse ekspertët e të dyja palëve në këtë komision po punojnë dhe mesa di unë opozita vetë nuk ka nevojë fare për ekspertë sepse ne jemi mbledhur pasi u konsistuua komisioni, ku do të përcaktohej plani i hetimit, ata e dorëzuan planin e hetimit.

Kjo sepse një pjesë e tyre kanë qenë në dyert e prokurorisë duke dorëzuar dosje, dhe megjithatë ne jemi të gatshëm për të vijuar hetimet. Ne po presim nga ekspertët të na vënë në dispozicion planin hetimor, dhe më pas do thërrasim mbledhjen e radhës”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësja socialiste Klodiana Spahiu.

EMISIONET