Çështja McGonigal, Burimi: Të shkëputemi nga ajo që po ndodh në Amerikë, hetimi të jetë në Shqipëri

Analisti Genci Burimi në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me raportin e Ramës me ish agjentin e FBI McGonigal.

Burimi tha se "Rama të hetohet dhe ndoshta të gjykohet nëse ka element të veprës penale".

Genci Burimi: Duhet që Rama të hetohet dhe ndoshta të gjykohet nëse ka element të veprës penale në Shqipëri nga gjyqtar e prokurorë shiptarë për çfarë po ndodh në SHBA. Të kërkojë dhe ekstradim të McGonigal. Nëse ai ka kryer element të veprës penale në Shqipëri të gjykohet në Shqipëri. Rama duhet të merret në pyetje dhe të mos shkojë në studio televizive. Zyrtari duhet të japë dorëheqje për aq kohë sa vijon hetimi. Të shkëputemi nga ajo që po ndodh në Amerikë. Hetimi të jetë në Shqipëri.

A ka fuqi SPAK për të nisur një hetim kundër kryeministrit Rama?

Genci Burimi: Ka kompetencën kushtetuese. Po nuk e pat SPAK kush mund ta ketë.

Çështja McGonigal, Burimi:  Të shkëputemi nga ajo që

qeveria mc gonigal korrupsion

EMISIONET