Zhllima: Nesër seanca paraprake për Metën, Gjykata do vendos nëse do kthehet për rihetim ose do i shkojë në themel
Në studion e emisionit “Drejt” në OraNews ka qenë i ftuar avokati dhe përfaqësuesi i çështjeve ligjore të ish- presidentit Ilir Meta, Gylsen Zhllima.
I pyetur lidhur me çështjen e Metës, Zhllima ka thënë se ish-presidenti i ka kërkuar që të përfaqësojë më qetësi, duke e cilësuar këtë rast si një luftë për dinjitetin.
“Tani u njoha me aktet dhe kam pak kohë që e kam lexuar vetëm kërkesën e Prokurorisë për dërgimin e dosjes në gjykim.
T’ju them të vërtetën ajo që më bëri përshtypje, thjesht nga pikëpamja e përgjithshme, ishte se si influenca konvertohet në vepër penale dhe se si disa prova interpretohen nga Prokuroria e Posaçme si prova penale.
Ndërkohë mund të jenë fakte si edhe njerëzore, të cilat nuk sjellin vepër penale.
Të saktësojmë në opinionin publik që rasti i zotit Meta, jam i bindur që në një moment të dytë t'a paraqesim në publik më tej.
Zoti Meta më ka kërkuar që ju si avokat që jeni duhet të jeni të qetë përballë akuzës dhe duhet të ballafaqojmë të gjitha provat që kemi, përballë akuzës. Për ne është thjesht një betejë dinjiteti, duke respektuar Kushtetutën e vendit.”- u shpreh Zhllima.
Avokati i Met5s më tej shpjegoi se si do procedohet me shqyrtimin e rastit të Iliri Metës.
“Nesër kemi seancën në orën 2 mos gaboj, seanca paraprake për shqyrtimin e akteve të Prokurorisë gjatë hetimeve paraprake. Ky institucion që bën filtrimin dhe verifikimin në rast se provat vijnë dhe përputhen me veprën penale të cilat Prokuroria ja ka atribuuar zotit Meta, përsa i përket korrupsion dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Aty bëhet një verifikim dhe nga ky verifikim dhe hetimi i atyre akteve dhe pretendimit të palëve, Gjykata do marri vendim. Ose do t’a kthejë për rihetim ose do t’a dërgojë në themel.”- shpjegoi avokati Zhllima.


