Atentatet mafioze në Shqipëri/ Gazetari Vezaj: Vr*sja në Elbasan "larje hesapesh", grupet kriminale mbeten të pazbuluara

Në një lidhje direkte ka qenë gazetari, Flamur Vezaj i cili ka folur për OraNews lidhur me bilancin e krimeve mafioze në Shqipëri.

Diskutim i cili ka ndezur interes të shumtë publik pas atentatit ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

Gazetari ka krahasuar rastin e Elbasanit me atentate të tjera të mirëfillta.

Ngjarja e Elbasanit, ishte më shumë një vrasje për biznes. Për interesa me njëri tjetrin, jo në kuadër të një grupi kriminal. Ata tentuan të imitojnë një grup të strukturuar kriminal por që bën shumë gabime dhe për atë fakt u zbuluan.

Pjesa tjetër të cilat kryhen nga grupe të strukturuar kriminale, ata vazhdojnë dhe sot e kësaj dite janë pa autor. Duke përmendur rastin e 11 tetorit në Sarandë, një qytet i qetë i cili nuk para ka raste të tilla. Ndodhi një shpërthim me tritol ku u vra shtetasi Isuf Jaçaj. Mbetet ende pa autor.”-tregoi Vezaj.

Më tej ai ka përmendur rastin e 11 tetorit në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. Duke theksuar se atentatet nga grupet kriminale nuk janë të zbuluara ende.

Kanë kaluar gati dy muaj dhe ende nuk kemi një autor, thjesht është gjithçka e filmuar. Gjithçka në kamerat e sigurisë por ende nuk kemi autor të zbuluar.”- tha ai.

 

EMISIONET