Çështja e detit, Meçollari: Marrëveshja me Greqinë të jetë më e mirë se ajo e vitit 2018
I ftuar në RTV Ora, Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari u shpreh se shqetësimi i njerëzve për çështjen e detit me Greqinë është legjitim.
Ai tha se marrëveshja me Greqinë në Hagë duhet të jetë më e mirë se viti ajo e vitit 2018 dhe se nuk duhet të diskutohet vija bazë e Shqipërisë.
Meçollari shtoi se ato që janë dakordësuar në vitin 2018 nuk duhet të ndryshohen, por të dakordësohet pika e tjera mes dy vendeve.
Meçollari: Shqetësimi i njerëzve është i ligjshëm, jo çdo gjë është e hapur për publikun. Negociatave dhe bisedimeve diplomatike mes dy vendeve, këtu ka disa elementë që mund të bëhen publikë. Pse ministria e jashtme kërkoi kompromis pas një viti për të vajtur në Hagë? Nëse do të hyjmë në një marrëveshje për diskutimin e vijës bazë, do të kemi një rezultat negativ në Hagë. Marrëveshja në Hagë do të jetë më e mirë se viti 2018, por ideja është që të jetë më e mirë se pritshmëritë.
Grupi negociator ka pasur një lloj koherence në atë që donin të arrinin në raport me presidentit. Bisedimet atë kohë nuk u zhvilluan pas raundit të tretë. Mendoj se kanë nevojë për një lloj transparence për parimet që do të shkohet në Hagë dhe strategjia që do të ndiqet. Pika vendimtare është marrëveshja speciale. Ajo që është dakordësuar në vitin 2018, nuk mund të vihet më në diskutim, por shkohet në Hagë për atë që nuk janë dakordësuar në vitin 2018. Është arritur që të dakordësohet draft-marrëveshja. Edhe vija jonë bazë është pranuar nga Greqia.