Esad Pashë Toptani, Kasmi: Në momentet më kritike të Shqipërisë ka qenë në anën e gabuar
Historiani, Marenglen Kasmi, deklaroi në emisionin "Ora e Betit" se Esad Pashë Toptani ka qenë në anën e gabuar të historisë në momentet më kritike të vendit.
Kasmi: Duhet të ndajmë prejardhjen familjare dhe kontributin personal të Esad Pashës. Si rezulton veprimtaria e Esad Pashës apo kujdo personazhi historik të kohës në lidhje me çështjen kombëtare. Esad Pasha me verimtarinë e tij politike në Shqipëri nga 1912 deri në momentin që do vritej me atentat nga Avni Rrustemi ka treguar që në momentet më pikante ku fati i Shqipërisë ishte në dyshim ka qenë në anën e gabuar. Qëndrimet e tij kanë shkuar në drejtim antikombëtar që me shpalljen e pavarësisë, kontributi i tij në qeverisjen e Princ Vidin. Por edhe te lufta e Shkodrës që ka shumë dritëhije për dorëzimin e qytetit. Esad Pasha mbetet një figurë historike që ka shumë probleme me të kaluarën e tij në lidhje me shqiptarët.

