Historiania për Esad Pashë Toptanin: Vinte nga një familje patriotike, por për pushtet tradhëtoi vendin

Në shtypin shqiptar vazhdimisht ka pasur debate të nxehta për vlerësimin apo rivlerësimin e disa figurave të caktuara historike dhe vendin e tyre në historinë tonë. Një prej figurave shumë të debatueshme është ajo e Esad Pashë Toptanit. Patriot apo tradhëtar?

Në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora, historiania Nevila Nika bëri një përshkrim të kësaj figure që sipas saj etja për pushtet e çoi drejt tradhëtisë kombëtare.

Nika: Esad Pashë Toptani vjen nga një familje e madhe me shumë ndikim në Shqipërinë e mesme por ndoshta dhe pak më gjërë. Ai vetë si personazh, si individ si gjithë politikanët e Shqipërisë, të gjithë kanë uljet dhe ngritjet e tyre, dritëhijet e tyre. Për të është thënë se ishte i pashkolluar, i paedukuar, ishte kriminel, shumë etiketime i janë vënë.

Tradhëtar pastaj, fjala tradhëtar nuk ka munguar kurrë. Por nëse do të shikoni histografinë shqiptare të para '90-ës. Do të shohim një masë të stërmadhe "tradhëtarësh", një pjesë e tyre realisht nuk kaë qenë të tillë. Na rezulton se pjesa më e madhe e atyre që e bënë Shqipërinë, që u përpoqën për Shqipërinë paskan qenë tradhëtarë dhe kjo nuk është normale. Por siç e thashë Esad Pasha vjen nga një familje me ndikim, feudale, e pasur.

Dikush thotë se vjen nga Topia dhe janë bërë Toptanë. Një familje me shumë kontribute patriotike në dobi të vendit. Po marr vetëm pavarësinë, janë disa toptanas pjesë e kësaj lëvizje të madhe deri në ngritjen e flamurit por edhe më herët. Vetë Esadi është një individ, të gjithë e përdorin një dru i shtrembër prish gjithë stivën, një mollë e kalbur kalb gjithë koshin.

Esadi është dikush që e dëshiron një gjë, që në fillimet e karrierës së tij dëshiron të jetë ai, të ketë një kolltuk sa më të madh. Sakrifikon gjithçka dhe për qëllimin e tij ai do të bëjë dhe veprime të dënueshme dhe për familjarët e tij, për ata që janë kontribues në lëvizjen tonë kombëtare për pavarësi.

Esadi do të jetë i implikuar në gjëra që ne sot i gjykojmë por edhe atëherë i kanë gjykuar jo të mira por jo se ka qenë dikush i paditur, dinte shumë. Intriga ka qenë, është edhe sot, nëse nuk ishte i tillë nuk arrije qëllimin tënd. Në rrethimin e Shkodrës ka një pjesë që thonë se ai e dinte që Shkodra do ti mbetej Shqipërisë dhe tha pse të vritemi më shumë.

Në momente vendimtare për fatin e vendit, copëtimi i trojeve shqiptare, ai do të jetë totalisht në gabim, tradhëti kombëtare. Pranon çdo lloj kompromisi, mjafton që ai të ketë qoftë dhe vetëm Shqipërinë e mesme. Këtu ai do të jetë në anën e Beogradit, atë të Romës. Ai do të bëjë hope të mëdha në momente kur po luhet fati i atdheut, a do ishim apo nuk do të ishim më shtet. Por ai është me Vidin, me Vjenën, kthehet dhe e përmbys princ Vidin.

EMISIONET